Berisha për Dakon: Shkove si ai në vresht për kokë… | 質問の答えを募集中です! Berisha për Dakon: Shkove si ai në vresht për kokë… | 質問の答えを募集中です!

Berisha për Dakon: Shkove si ai në vresht për kokë…

ES
Berisha për Dakon: Shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit, mirë ta bënë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur grupin parlamentar. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka pasur dhe një mesazh për ish-Kryebashkiakun e arrestuar të Durrësit, Vangjush Dako.

“Shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit, por e meriton plotësisht se je kriminel elektoral”, tha Berisha për Dakon.

Sali Berisha: Organet e drejtësisë janë në kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama. Çdo ditë fakton dështimin e plotë të reformës së Sorosit në Shqipëri. Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Markezit, Gjush Dako. Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara. E bënë këtë për t’ia dhënë mafies në Dubai, ata e dinë. Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka. Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se je kriminel elektoral i dosjes 339. Por nuk është dënuar për këtë ai, as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Megjithatë është se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan



 ⬇人気の記事!⬇

タイトルとURLをコピーしました