Avokati i Thaçit: As ai dhe as drejtoria politike … | 質問の答えを募集中です! Avokati i Thaçit: As ai dhe as drejtoria politike … | 質問の答えを募集中です!

Avokati i Thaçit: As ai dhe as drejtoria politike …

未分類
Avokati i Thaçit: As ai dhe as drejtoria politike nuk kishin përgjegjësi për strategjinë e UÇK
Sot në Hagë zhvillohet seanca e dytë gjyqësore ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Pas parashtrimit të gjatë të akuzave nga prokurorët ndaj 4 çlirimtarëve shqiptarë që mbahen në paraburgim mbi dy vite, sot është radha e mbrojtjes për të argumentuar dhe mbështetur kërkesën e klientëve të tyre për pafajësi të plotë dhe rrëzimin e akuzave të ngritura.

Në seancën e parë, Prokuroria tha se katër të akuzuarit kishin themeluar një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që gjatë periudhës së luftës kishte shënjestruar personat që i ka konsideruar kundërshtarë të UÇK-së. Ata shfaqën disa prova të prokurorisë në formë të komunikatave të UÇK-së, intervistave televizive, dokumentarëve e shënimeve personale të disa prej të akuzuarve.

Ndërkohë, të katër ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.

“UÇK-ja nuk kishte strukturë komande”

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan



 ⬇人気の記事!⬇

タイトルとURLをコピーしました